​n’Tirane

Anxhela Peristeri

[Verse 1]
Në Tiranen plot me zhurmë po e kërkoj
E s’e di ku shkoj
E po du’ si rastësisht unë t’a takoj
Por me fat s’qëlloj
Nganjëherë gjithçka më duket, si një lojë, e nuk e kuptoj
Pse e dua? Pse e dua? Mos gaboj?

[Verse 2]
Të lutem shoqe ti dëshiren ma plotëso
Dil me mua sot
Ndoshta shoh dy sytë që mendjen ma trazojnë
Diku aty në Bllok
E nëse mbetemi të vetme përsëri, le t’a pimë një gotë
E mos thuaj: “Ta kam thënë, po lodhesh kot”

[Chorus]
O Tiranë
Ma baj qejfin ta takoj vetëm një herë
T’kem arsye vetes sime t’ja pranoj
Se e dashuroj atë
O Tiranë
Më trego ai ku fshihet në këtë natë
Ti tregoj se e kam pritur unë shumë gjatë
Ta përqafoj atë, se е dua, se e dua unë me shpirt

[Verse 3]
E përhumbur hallakatеm dhe një ditë, nëpër bare plot
Nëpër njerëz depërtoj, si një muzikë
E trishtuar sot
Po më rreh kjo zemër, si e marrë
E po endem kot
Se e dua, se e dua unë me shpirt

[Chorus]
O Tiranë
Ma baj qejfin ta takoj vetëm një herë
T’kem arsye vetes sime t’ja pranoj
Se e dashuroj atë
O Tiranë
Më trego ai ku fshihet në këtë natë
Ti tregoj se e kam pritur unë shumë gjatë
Ta përqafoj atë, se e dua, se e dua unë me shpirt

Autres artistes de Pop